Apartamenti Tre

Apartamenti ndodhet në katin përdhes dhe ofron një ambient të freskët, funksional dhe të mirëorganizuar për pushime relaksuese në Golem. Me hyrje të veçantë dhe të sigurt, ai është një zgjedhje praktike për çifte ose çifte me një fëmijë që kërkojnë qetësi dhe komoditet në afërsi të plazhit. Ambienti është i pajisur me të gjitha kushtet për një qëndrim të këndshëm dhe të pavarur.
Përmbledhje e Dhomës :
Kjo njësi është tip studio me hapësirë të kombinuar kuzhinë – dhomë gjumi – ndenjëse. Ofrohet një krevat dopio, një divan i madh, kuzhinë moderne me të gjitha pajisjet, frigorifer, tavolinë ngrënieje dhe kondicioner. Banjoja ka dush të ndarë me xham dhe është e kompletuar me të gjitha elementët higjienikë.
- Hyrje e veçantë dhe e sigurt
- Afër detit
- Ambient i freskët dhe praktik
- Kondicioner dhe TV
- Kuzhinë e kompletuar
- Krevat dhe divan i rehatshëm
- Banjo moderne me dush
- Parkim i mundshëm në afërsi
Një hapësirë praktike dhe e pastër që ju ofron pushime pa stres, me gjithçka që ju nevojitet në afërsi.







