Apartamenti Katër

Ky apartament ndodhet në katin përdhes të një ndërtese private të rrethuar nga gjelbërimi, duke ofruar qetësi dhe privatësi të plotë. I përshtatshëm për pushime në çift ose me fëmijë, ambienti është i pajisur me të gjitha kushtet për një qëndrim të rehatshëm dhe të pavarur në Golem, vetëm pak minuta nga plazhi.

Përmbledhje e Dhomës :

Apartamenti përbëhet nga një dhomë ndenjeje dhe ngrënieje e bashkuar me një kuzhinë të pajisur, si dhe një dhomë gjumi të veçantë. Ofron një krevat dopio me komodinë dhe pasqyrë, një divan të madh dhe të rehatshëm, tavolinë ngrënieje, ambient televizori me lavatriçe, si dhe një banjo moderne me dush. Dritaret e mëdha dhe dalja direkte në oborr sigurojnë ndriçim natyral dhe freski gjatë gjithë ditës.

Një ambient i ngrohtë dhe funksional, ideal për pushime në privatësi me të gjitha komoditetet në dorë.

sq
Scroll to Top