Apartamenti Dy

Ky apartament është një zgjidhje ideale për ata që kërkojnë qetësi, pastërti dhe rehati gjatë pushimeve në Golem. Ambientet janë të mirëmbajtura dhe funksionale – të përshtatshme për çifte, familje apo grupe të vegjël. Vendndodhja afër detit, pajisjet moderne dhe parkimi i sigurt janë vetëm disa nga përfitimet që e bëjnë këtë apartament të veçantë.
Përmbledhje e Dhomës :
Apartamenti përbëhet nga një dhomë ndenjeje me kuzhinë të kompletuar dhe tavolinë ngrënieje, një dhomë gjumi me krevat dopio komod dhe një tualet me dushe modern. Ka kondicioner, televizor të montuar në mur, frigorifer të madh dhe hapësirë për pushim apo punë.
- Afër plazhit
- Ambient i ajrosur dhe i ndriçuar
- Parkim i sigurt
- Kuzhinë me të gjitha pajisjet
- TV dhe kondicioner
- Tualet modern me kabinë dushi
Një ambient i thjeshtë, i pastër dhe i menduar me kujdes për t’ju ofruar pushim të qetë dhe të rehatshëm, larg zhurmës së përditshme.






